
Janë zbardhur detaje të tjera nga krimi i dyfishtë që tronditi Devollin pasditen e sotme. Kryeplaku i fshatit u shpreh se sipas informacioneve qe ka sherri mund te kete nisur pasi autori nuk ka marre leket e drruve qe u ka sjelle dy viktimave.
“Lajmin e mësova rreth orës 2. Më lajmëruan komshijtë. Më thanë kemi parë gjak, proteza dhe telefon në oborr. Kam marrë policinë. Nusja ishte e vrarë e gjakosur në dhomë e vjehrra në korridor. Nuk e di si ka nisur sherri. Sot mësoj se sherri ka nisur pasi autori ka ardhur të kërkonte lekët e druve pasi punonte në mal. I ka vajtur i ka kërkuar lekt e drruve që nuk ia kanë dhënë. Për autorin, ai ka qenë problematik në familje dhunonte ata. Në fshat nuk ka patur probleme.”
