Kryeministri italian 1 orë telefonatë me presidentin Putin, zbardhet biseda

Jepi Share

Kryeministri italian Mario Draghi ditën e sotme ka zhvilluar një telefonatë me presidentin rus, Putin, e cila ka zgjatur rreth 60 minuta.

Sipas Moskës zyrtare, Putini i shpjegoi Draghit vendimin për pagesën e gazit në rubla.

“Presidenti rus Vladimir Putin i shpjegoi kryeministrit Mario Draghi arsyet që lidhen me vendimin e Moskës për të modifikuar pagesat për furnizimet me gaz rus në rubla”, raporton Kremlini.

Ndërkaq kryeministri italian Mario Draghi në bisedën telefonike “nënvizoi rëndësinë e vendosjes së një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur, për të mbrojtur popullsinë civile dhe për të mbështetur përpjekjet negociuese”.

Draghi përsëriti “gatishmërinë e qeverisë italiane për të kontribuar në procesin e paqes, në prani të shenjave të qarta të de-përshkallëzimit nga ana e Rusisë”. “Presidenti Putin, thuhet në deklaratën e lëshuar nga qeveria italiane –e përshkroi sistemin rus të pagesave të gazit në rubla. Dy liderët ranë dakord për mundësinë për të mbajtur kontakte”.

“President Putin, ju mora për të folur për paqen”. Me këto fjalë kryeministri Mario Draghi bëri debutimin e tij duke folur me Putinin, sipas raportimeve nga pallati qeveritar.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Yuri Kim i shkon në zyrë Gledis Nanos, zbardhet takimi i tyre

Read Next

Anulohet mbledhja e Këshillit të Mandateve për Bllakon, reagon ashpër Jorida Tabaku: Partizanllëku politik është kthyer në armë kundër…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular