
Sot shënohen 11 vjet nga 21 janari, ku gjatë protestës të Partisë Socialiste mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
Një qytetar i shkruan Ramës se ku ishte gjithë këto vite që pati kohën dhe pushtetin për ta hetuar atë ngjarje.
Rama i përgjigjet se përgjegjësia pse qeveria vret 4 protestues paqësorë është për të vënë duart në kokë.
REPLIKAT:
Qytetari: Nuk me ktheve pergjigje per 4 te vraret e 21 janarit. Ku ishe qe 9 vite si Kryeminister pate kohe dhe pushtetin per ta hetuar ate ngjarje pyetja e pare. Dhe pyetja e dyte ti si organizator i asaj proteste e ndjeni veten pergjegjes per humbjen e jetes se atyre 4 viktimave te shkaktuar ne ate protest?
Rama: degjo komunikimin e sotem se i ke aty te gjitha pergjigjet e mia, nderkohe qe kjo e pergjegjesise pse qeveria vret kater protestues paqesore eshte per te vene duart ne koke, realisht, kur per me teper protesta shume me te egra e te dhunshme se ajo kane ndodhur me pas dhe askush s’ka humbur jo jeten, po asnje fije floku!
