Kush e ka radhën? Gabriel Escobar bën paralajmërimin e fortë: Do të vazhdojmë me “non grata”-t edhe për…

Jepi Share

“Korrupsioni është problemi më i madh në Ballkanin Perëndimor”, theksoi i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar në një intervistë për gazetën boshnjake “Dnevni Avaz”.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion, përfshirë sanksionet, për të ndëshkuar aktorët destabilizues.

“Korrupsioni është një kancer që gërryen besimin e qytetarëve në demokraci, zvogëlon instinktin për inovacion dhe kreativitet dhe shpenzon në buxhete tashmë të pakta, gjë që shkurton investimet. Talenti i brezave të tërë po shpërdorohet”, tha Escobar për “Dnevni Avaz”.

Sipas tij, kjo i frikëson investitorët, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të promovuar llogaridhënien si dhe për të mbrojtur ata që janë të përfshirë në korrupsion në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë botën.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet e disponueshme, përfshirë sanksionet, për të ndëshkuar aktorët keqdashës dhe destabilizues, si dhe organizatat dhe kompanitë që i mbështesin ato”, tha Escobar.

Sipas tij, të rinjtë po largohen nga Ballkani Perëndimor për të gjetur punë dhe mundësi në vende të tjera, shkruan Ina.

“Ata e bëjnë këtë sepse nuk ka mundësi të mjaftueshme për ta në vendet e tyre. Është koha që këtyre të rinjve t’u jepet mundësia të përdorin energjinë dhe imagjinatën e tyre”, theksoi zyrtari i lartë amerikan.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

”Tenderaxhinj të shitur tek paratë dhe favoret e fëlliqura të pushtetit korruptiv”/Shpërthen Bujar Nishani: Më 6 mars do të…

Read Next

(FOTO) Koalicioni i ri/Berisha dhe Meta vjedhin logon e partisë së Berluskonit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular