Kush është prifti që e ndihmoi për të inskenuar vrasjen në Shqipëri? Davide Pecorelli sfidon drejtësinë me thasët me monedha ari

Jepi Share

Janë publikuar nga mediat italiane foto të biznesmenit italian, Davide Pecorelli, i cili inskenoi vrasjen e tij në Shqipëri.

Pecorelli shfaqet me disa thasë me monedha ari nga thesari i Montecristos dhe sipas karabinierëve italiane fotoja nuk është montazh, por përsëri ka dyshime.

Në foton që thuhet se ai e ka bërë vetë publike ai duket se mban në kokë të njëjtën kapele me të cilën shkoi për herë të parë në Prokurorinë e Peruxhias.

“Nuk është fotomontazh”, thekson sipërmarrësi, i cili rikthehet të flasë pas disa muajsh reflektim. Por ku ndodhet thesari? “Për momentin nuk mund të them asgjë”, shton ai.

Fotot janë shkrepur në brendësi të garazhit misterioz të Porto Santo Stefano, të cilat posedohen edhe nga Prokuroria e Grosetos, që hetoi 46-vjeçarin për të gjetur monedhat e vjedhura në 2019-ën në Sovana.

Më 29 mars ai u mor në pyetje në Perugia për 4 orë me përmes letër-porosisë ndërkombëtare me kërkesë të Prokurorisë së Pukës, raporton Lanazione.

“Ata insistuan mbi të gjitha për të ditur identitetin e priftit që më ndihmoi për të inskenuar zjarrin në makinë, pra vetëvrasjen time. Por nuk do ta zbuloj identitetin e tij”, u shpreh italiani.

Davide Pecorelli shpreson që në Shqipëri t’i shpëtojë dënimit, vetëm duke marrë një gjobë, edhe pse Kodi Penal parashikon deri në 5 vjet burg për tre krimet për të cilat ai akuzohet.

Aktualisht, Pecorelli thotë se po shkruan një libër me të vërtetën e tij, të për cilin shprehet do ta publikojë shtatorin e këtij viti, ndërsa tregon se është tërhequr përfundimisht nga bota e sipërmarrjes dhe është punësuar në një agjenci në fushën e prodhimit.

“Tani për tani jeta ime është e përqendruar te familja, puna, studimi dhe projekti i Shoqatës – shton Davide – prezantimi do të bëhet të shtunën 17 shtator 2022. Në atë datë libri do të bëhet i njohur me të ardhurat që i janë transferuar gjithmonë shoqatës me gjithë të vërtetën e historisë sime. Një gjë tjetër: u largova përgjithmonë nga bota e biznesit dhe u punësova si punonjëse e një kompanie në fushën e prodhimit”, ka shtuar ai.

Davide Pecorelli u bë i famshëm në janar të vitit 2021, kur u raportua i humbur në Pukë, atje ku u gjet e djegur makina që kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje njerëzore.

Pavarësisht kësaj, biznesmeni italian u gjet më 17 Shtator duke hedhur poshtë kështu të gjithë aludimet për një krim të mundshëm në territorin shqiptar.

Pasi u gjet shëndoshë e mirë, Pecorelli zbuloi se gjatë kohës që ishte shpallur i zhdukur, kishte qëndruar në Vlorë, ku tha se shijonte detin dhe luante futboll me miqtë e tij shqiptarë. Pas 9 muajve i shpallur i zhdukur, ai u gjet në një gomone pranë ishullit Montecristo.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Yuri Kim njohu Alibeajn dhe jo Berishën, Spartak Ngjela parashikon se çfarë do të ndodh në ditët në vijim: Ambasadorja amerikane sot sërish i dha shenja opinionit publik shqiptar se…

Read Next

A jeni të përgatitur për skenarin kur Serbia mund ta sulmojë Kosovën? Ja si përgjigjet Albin Kurti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular