
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço shprehet se Dubai është kthyer në një parajsë fiskale për krimin e organizuar, ku shumë eksponentë shqiptarë prezantohen si biznesmenë.
Në një intervistë për MCN, ai foli edhe mbi rrjedhjen masive të bankës “Credit Suisse”, duke u shprehur se mund të dalin emra kriminelësh dhe politikanësh shqiptarë, pasi vendi ynë është me njollë të kuqe në hartë.
“Shqiptarët gjejnë strehë aty ku komandohen. Ata i gjen kudo. I gjen kudo edhe për shkak të reformave globaliste, të shkëmbimit të informacioneve në kohë reale. Krimi organizuar në disa raste të ngjan si aktivitet normal biznesi. Në Spanjë janë arrestuar disa personazhe të mirënjohjura të rrjeteve kriminale. Kishin thyer kodin. Imagjinoni sa të sofistikuar janë sot grupet kriminale. Kjo ka sjellë arrestime masive, ku s’kishte të ndodhte ndryshe, do kishte edhe shqiptarë. Kemi konstatuar që është rritur fitimi, shkojnë drejt 170 miliardë dollarë, ku 130 kalojnë vetëm nga Porti Antwerp në Belgjikë. Këta e kanë të lehtë pastaj të paguajnë çdo zyrtar publik, të ndikojnë te çdo entitet publik. Po hasim disa dukuri, bumi i madh i ndërtimit dhe rritja marramendëse e palltave dhe vilave. Të mendosh që grupet shqiptare të kenë në dorë likuiditete të mëdha është një alarm i madh. Dubai është kthyer në një parajsë fiskale. Në Dubai ka eksponentë të lartë të krimit të organizuar nga Shqipëria, të cilët janë prezantuar si biznesmenë”, tha ai.
