Lorenc Vangjeli bën deklaratën e fortë: Mori një telefonatë që e detyroi të dorëzohej në polici

Jepi Share

Orët para dorëzimit të ish deputetit Bllako në polici, bënë mjaft bujë mediatike pasi ai nuk po lokalizohej.

Lorenc Vangjeli, ka deklaruar se një telefonatë e një personi të rëndësishëm e ka bërë Bllakon të arsyetojë dhe të dorëzohet, ashtu siç kishte deklaruar edhe vetë, me dorëheqjen nga mandati i deputetit.

“Për tetë orë, ndryshe nga sa pohohet, nuk dihej ku ishte zoti Bllako. Deri në momentin që mendohet se një telefonatë i ka rrëfyer me mirësjellje, që duhet të ushtronte detyrën e tij si qytetar i Republikës dhe të përballej me ligjin.

Mendohet se pati një telefonatë, që i kërkoi të respektonte atë që kishte thënë vetë, të shkonte dhe të dorëzohej.

Zoti Bllako është një djalë i ri . Pavarësisht të gjithë gjërave, trokiti vetë në derën e drejtësisë. Kemi patur dikur model tjetër, që na turpëron”, tha Vangjeli.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Një takim për paqen është shumë i vështirë, por Putin dhe Zelensky do të takohen në një duel në…

Read Next

Ambasadori shqiptar në OKB: Kriminelët e luftës duhet të mbajnë përgjegjësi dhe duhen dënuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular