Lufta e ashpër Rusi-Ukrainë/ Mentor Kikia kujton momentet e vështira: Situata është fiks e njëjtë

Jepi Share

Analisti i njohur Mentor Kikia ka krahasuar këtë situatë me vitin 1998, ku Shqipëria përballej me eksodin e kosovarëve, të detyruar nga sulmet e Serbisë. Kikia tha se situata është e njëjtë, por në kushte të ndryshme, pasi sot ukrainasit vinë me autobusë dhe infrastruktura është ndryshme, teksa kosovarët dikur vinin më këmbë apo me çfarë mjeti që të mundeshin.

“Situata është fiks e njëjtë, ka të njëjtin emocion që kam përjetuar në vitin ’98 kur mbuloja ngjarjet në kufirin Shqipëri-Kosovë. Situatat e dhimbjes janë të njëjta në kushte të ndryshme. Refugjatët kosovarë vinin  më këmbë, me qerre, me traktor. Kukësi  ishte si gjithë Shqipëria, kishte një infrastrukturë modeste. Si kosovarët në Shqipëri, Ukrainasit kanë gjetur mikpritje në Poloni, dashamirësi. Hapën portat e shtëpisë dhe u ofruan atë që është më e nevojshme, një vend të qetë.”- deklaroi Kikia.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Presidenti i Bjellorusisë mund të jetë një lojtar kyç në konfliktin Rusi-Ukrainë, ja pse

Read Next

Mbyllen diskutimet me Rusinë, vjen reagimi i parë nga Presidenca ukrainase

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular