
I ftuar në studio e Top Talk Artan Shyti, ish zëvendës Ministër i Sporteve, ka folur rreth situatës në FSHF, ku ka bërë edhe një propozim surprizë.
Shyti thotë se një prej zgjidhjeve të kësaj problematike është shtyrja e zgjedhjeve të asamblesë së përgjithshme deri në qershor dhe një rëndësi e madhe është ndërhyrja nga Ministria e Sportit.
“Besoj se zgjidhja duhet të fillojë duke shtyrë asamblenë e përgjithshme, jo më në dy mars por duke e shtyrë në kohë të pakufizuar, të ketë kohë deri në qershor për tu bërë asambleja. Nuk shof prezencën e shtetit, e ministrisë së Sportit. Sepse Ministria e Sportit është me ligj organi që kontrollon zbatimin e ligjshmërisë në sport dhe këto teoritë që nuk hyn shteti në sport janë speculative sepse shteti hyn kudo, patjetër që edhe në sport. Hyn për të kontrolluar nëse zbatohet legjislacioni, për të kontrolluar nëse respektohet statute patjetër që hyn.
Në 2002 kur unë isha Zv. ministër, zv. presidenti i asaj kohe vendosi ta shtyjë me dy javë asamblenë. Ata thanë që ne do ta bëjmë megjithëse ti e shtyve, Ministria në atë kohë nuk e njohu asamblenë. U ngritën këta që u zgjodhën dhe e çuan në UEFA. Ata erdhën te unë dhe unë i thash që statute e thotë që e mbledh Ministri nuk e thotë në asnjë vend që e mbledh zv. Presidenti, ta quaj apo jo. Jo thanë mos e quaj! Duhet menduar një organizim serioz nga grupe pune dhe në mënyrë që bëhet normal procesi mbaroi!”, tha Shyti.
