Lufta në Ukrainë, goditet me bombë një anije turke pranë ujërave ukrainase

Jepi Share

Një anije në pronësi turke që lundronte në Detin e Zi u godit nga një bombë në brigjet e qytetit-port ukrainas, Odesa, raporton “Anadolu Agency”. Lajmi u raportua më herët dhe nga media ruse “Sputnik”.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Çështjeve Detare të Turqisë, nuk ka pasur viktima në incidentin i cili erdhi pasi Rusia nisi një operacion ushtarak në Ukrainë.

Në njoftim thuhet se anija “Yasa Jupiter”, me flamur të Ishujve Marshall dhe në pronësi turke nuk dërgoi asnjë kërkesë për ndihmë dhe shkoi e sigurt drejt ujërave territoriale rumune.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Tronditet sërish Ukraina, tjetër shpërthim i madh / Kievi shpall shtetrrethim: Mos dilni nga shtëpia në këtë orar

Read Next

Gjendje lufte mes Rusisë dhe Ukrainës/ Yuri Kim bisedë me kryeministrin Rama, zbardhet lëvizja e fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular