Lufta në Ukrainë/ Vuçiç përgatitet për më të keqen, kërkon t’i blejë ‘armën sekrete’ Erdoganit

Jepi Share

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i ka kërkuar presidentit turk Recep Tayyip Erdogan të blejë dronët  “Bayraktar TB2” të bërë të njohur nga lufta në Ukrainë pas rezultatin të suksesshëm të goditjes ndaj forcave ruse.

Sipas mediave turke “SavunmaSanayist”, për këtë ka folur vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, duke treguar se këtë kërkesë ia ka miratuar në parim miku i tij i mirë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

“Dy ditë më parë, gjatë takimit me presidentin e Turqisë, Erdogan, kam shprehur interesimin për të blerë Bayraktarët nga Turqia dhe Erdogan më ka premtuar se ne do t’i marrim ato. Do t’i kemi edhe këto armë në inventarin e Ushtrisë Serbe”, ka thënë Vuçiç.

Sipas mediave turke, dronët “Bayraktar” i janë shitur të paktën 22 shteteve në botë. Por mediat serbe shkruajnë se Erdogan ia ka mundësuar Vuçiçit që Serbia t’i blejë pa pritur në rend.

Presidenti serb e konsideron shumë të rëndësishëm ndikimin e Erdoganit në Ballkan, siç e kishte thënë vetë në një konferencë të përbashkët për media.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

VIDEO/Hoxha i habit të gjithë: Benzema me 3 hurma bëri 3 gola, me 7 hurma bënte 7 gola

Read Next

‘Serbia po furnizohet me armë kineze’, reagon e shqetësuar Kosova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular