Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka mbërritur urdhri për kzekutimin e masës arrest me burg për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako, pas vendimit të marrë nga GJKKO.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se nga momenti në moment pritet që të arrestohet nga policia, Bllako, i cili akuzohet për Shpërdorim detyre dhe korrupsion për çështjen e inceneratorit të Fierit.
Mësohet se banesa e Bllakos ndodhet në zonën e Tiranës së Re. Deri më tani nuk dihet nëse policia ka kontaktuar apo jo me Bllakon.