Mbi 2.8 kg tritol, kush është personi që tentoi të hedh në erë vilën dy-katëshe të Talo Çelës, pas përpjekjes së dështuar për të vrarë Florenc Çapjan

Jepi Share

Talo Çela është një nga personat më të kërkuar në Shqipëri, i akuzuar për disa vrasje. Dëshmia e të penduarit Nuredin Dumani ka hedhur dritë edhe mbi disa ngjarje të bujshme në Shqipëri, ku është i përfshirë edhe Talo Çela.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se Talo Çela dyshohet se siguroi mjete për të vrarë Sokol Sanxhaktarin, ndërkohë që tentoi për të vrarë edhe Florenc Çapjan, por atentati dështoi.

Pas tentativës për të vrarë Çapjen, në orët e para të mëngjesit të 5 Nëntorit 2020 në vilën 2-katëshe të Talo Çelës është vendosur një sasi prej më shumë se 2.8 kilogram tritol, me qëllim për ta hedhur në erë banesën e tij. Burimet bëjnë me dije se ai që vendosi lëndën plasëse ishte Elio Bitri, ndërkohë që tritoli shpërtheu vetëm në pjesën e jashtme, ndërsa pjesa tjetër mbeti e pashpërthyer dhe u gjet nga policia.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“I mori 100 mijë euro Ervis Martinajt për të vrarë Endrit Doklen”, Nuredin Dumani: Ja pse nuk e ekzekutova

Read Next

Nuredin Dumani zbulon kush e vrau Emiljano Ramazanin: Ja kush e shkrepi armën, në makinë e priste…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular