Mbyllen diskutimet me Rusinë, vjen reagimi i parë nga Presidenca ukrainase

Jepi Share

Takimi disa orësh mes Ukrainës dhe Rusisë ka përfunduar, ndërsa një zyrtar i presidencës ukrainase, i angazhuari për komunikim me publikun, ka treguar shkurtimisht “frytin” e diskutimeve.

Ai ka u shpreh se bisedimet kanë qenë të vështira dhe se pala ruse nuk është e penduar nga ajo që ka shkaktuar.

“Negociatat janë të vështira. Sidoqoftë, pa ndonjë ultimatum të detyrueshëm, tashmë. Fatkeqësisht, pala ruse është akoma ekstremisht e anshme në lidhje me proceset shkatërruese që ka nisur”, ka shkruar Mykhailo Podoliak, këshilltar i Shefit të Stafit të Presidentit ukrainas.

Derisa po zhvilloheshin bisedimet mes palës ruse dhe asaj ukrainase, Rusia ka kryer një sulm raketor në qytetin e Kharkivit, ku u raportua se janë vrarë disa civilë dhe janë lënduar mira të tjera.

Ndërkaq, derisa diskutimet mes palëve po zhvilloheshin, edhe Ukraina ka lajmëruar se presidenti i saj, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Lufta e ashpër Rusi-Ukrainë/ Mentor Kikia kujton momentet e vështira: Situata është fiks e njëjtë

Read Next

Konflikti i përgjakshëm Ukrainë-Rusi po shkakton gjithnjë e më shumë panik, Fatos Klosi del me mesazhin: Ky fakt shton sigurinë për gjithë Shqipërinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular