Më në fund paqe? Ukraina dhe Rusia arrijnë marrëveshjen e shumëpritur, çfarë kanë vendosur për të plagosurit në Mariupol

Jepi Share

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se kanë rëndë dakord për të evakuuar ushtarët e plagosur në fabrikën e çelikut në Mariupol, qytet i kontrolluar nga rusët, në Novoazovsk.

“Një marrëveshje është arritur për heqjen e ushtarëve të plagosur”, ka thënë ministria në një deklaratë. “Një korridor është hapur përmes së cilit ushtarët ukrainas do të merren dhe të dërgohen në Novoazovsk për trajtim mjekësor”, shkruan Sky News.

Shumica e civilëve janë evakuuar nga fabrika këtë muaj pasi OKB-ja bashkë me Kryqin e Kuq kanë arritur një marrëveshje me Rusinë dhe Ukrainën.

Por, ushtarë ukrainas kanë mbetur në fabrikë dhe nga fotografitë dhe videot e publikuara shihet se disa nga ushtarët kanë lëndime serioze.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Përdorte makinën si dyqan për kokainë, e pëson keq shqiptari

Read Next

“Mafia shqiptare punon për Ndragheta-n në Itali”, kreu i antimafies italiane zbulon detaje të forta: Si menaxhohet trafiku i drogës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular