
Mëngjesin e sotëm SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit nisi një mega-operacion paralel në disa qytete të vendit.
Në një konferencë për mediat, SPAK dhe Policia, zbuluan se kishin lëshuar në total 32 urdhër-arreste, nga të cilat janë ekzekutor 18. Të tjetër, janë shpallur në kërkim nga autoritetet dhe po punohet për kapjen e tyre. Personi kyç i këtyre arrestimeve është Nuredin Dumani, i arrestuar pak javë më parë në Fier, pas atentatit të dështuar ndaj tij.
Po ashtu, në pranga ka rënë miku i tij Henrik Hoxha. Lista, përbëhet nga të “fortë” të tjerë në Elbasan, Laç e Tiranë. Por kush janë 18 të arrestuarit?
Nuredin Dumani
Dumani u arrestua disa javë më parë në Fier dhe akuzohej për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujarit. Ai gjithashtu, akuzohej për disa vrasje të tjera, disa të faktuara, e të tjera që nuk dihen.Ai është një emër shumë i njohur për policinë.
Dumani është autor i dyshuar edhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, ngjarje kjo e kryer në bashkëpunim me Talo Çelën, sipas Policisë dhe dy personave të tjerë.
Autorësia e tyre në këtë ngjarje është dëshmuar nga i penduari i drejtësisë, Klevis Alla, ndërsa dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre.
Vëllezërit Haxhia, gjithmonë sipas dëshmisë së Klevis Allës, kanë deklaruar se paratë i kanë humbur në muajin janar të këtij viti, kur servisi i tyre ra pre e vjedhjes, ku i morën edhe materiale dhe nuk kishin asnjë mundësi për t’i kthyer pas. Dumani është shok me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar me 14 plumba më 15 shtator.
Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020. Po ajo që bie më shumë në sy është se në vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, ndërsa së fundmi ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij
Nuredin Dumani gjithashtu mësohet se ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi e trafikuar në Francë.
Sipas dëshmisë së saj, Dumani ishte tutori i rrjetit, që i mashtronte vajzat duke u propozuar për martesë dhe në rast refuzimi i kërcënonte se do të vriste familjarët e tyre.
Po ashtu, Nuredini ka qenë i arrestuar më herët edhe për akuzën e vjedhjes.
Dumani, i dyshuar edhe për vrasjen e shokut të tij në Rrogozhinë
Sipas informacioneve të Policisë së Elbasanit, Nuredin Dumani dyshohet se është i implikuar edhe në vrasjen e shtetasit Klevis Kapllani, me të cilin kishte njohje të hershme dhe shoqëroheshin bashkë.
Gjithashtu mësohet se Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllani janë nga i njëjti fshat, Sinaballaj, dhe para se Dumani të shpallej në kërkim nga Policia për ngjarjet kriminale, ata shoqëroheshin bashkë në publik.
