
Gazetari Mentor Kikia ka dalë me një reagim të fortë pas kritikave që po bëhen sot nga të zhgënjyerit e ‘Big Brother VIP’. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kikia shkruan se nuk kanë përse shajnë e mallkojnë një emisionin që e kanë ndjekur prej muajsh. Sipas tij, TV sot ofron atë që kërkon audienca, ndaj dhe gjithçka po ecën kë të drejtim duke lënë pas gjërat që janë më të rëndësishme për qytetarët.
Postimi i plotë: Mos e mallkoni pasi e keni ndjekur…. Shume e thjeshte, nese e ke ndjekur nje program ne TV mos e mallko, shaj apo kritiko. Produksionit i intereson audienca, sa e ndjekin nje program, nuk i intereson se cfare mendoni ju per programin. Ne po te njejten menyre lexoj vale kritikash per programet politike cdo nate neper TV. Por serish ato programe mbijetojne sepse ju i shikoni. Pritet nje rritje e re e cmimit te naftes qe mund ti coje shifrat ne 230-250 leke/l. Nese une do te bej nje program sonte per kete teme, dhe diku do kete nje sherr analistesh mercenare te partive, ju do ndiqni sherrin, sespe vdisni per sherr. Pastaj do shani analistet se jane plehra qe paguhen per tu bere fresk partive. Nese pasdite do te bej nje program per shkollen dhe spitalet, ju do te ndiqni “Perputhen”, sepse ju doni lloqe. Dhe pastaj do ta shani programin se eshte i degjeneruar dhe c’edukues.
