Merret peng dhe dhunohet 22-vjeçari në Fier

Jepi Share

Dy vëllezër në  Fier kanë dhunuar dhe marrë peng një 22-vjeçar.

Bëhet me dije se policia ka arrestuar shtetasit shtetasve I. A., 32 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, (vëllezër), banues në Roskovec, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth një orë si edhe e kanë kanosur për jetën shtetasin J. G., 22 vjeç, banues në Roskovec.

Njoftimi i policisë:

I hoqën padrejtësisht lirinë për motive të dobëta 22-vjeçarit, kapen dhe vihen në pranga dy autorët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. A., 32 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, (vëllezër), banues në Roskovec, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth një orë si edhe e kanë kanosur për jetën shtetasin J. G., 22 vjeç, banues në Roskovec.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e dy autorëve.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës/ SHBA dërgon për herë të parë në histori avionë luftarakë F-35 në këto shtete, ja çfarë po ndodh

Read Next

Joe Biden: Rusia do të mbahet përgjegjëse për sulmin e paramenduar rus ndaj Ukrainës, ja çfarë e pret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular