
Lionel Messi duket se po mendon seriozisht për të ardhmen e tij, duke marrë në konsideratë një largim nga Inter Miami dhe MLS.
Ylli argjentinas, po shqyrton mundësinë e një transferimi në një ligë më konkurruese, mundësisht në Europë, me synimin për të ruajtur formën më të mirë në prag të Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Kontrata aktuale e Messit me Inter Miami përfundon më 31 dhjetor, pas së cilës ai do të jetë i lirë të negociojë me çdo klub që është I intersuar ta ketë pjesë të skuadrës.
Nëse hapet mundësia për rikthimin e tij në Europë, pritet që disa klube të mëdha të aktivizohen menjëherë për të siguruar firmën e tij.
Messi ka qenë pjesë e Inter Miami për dy vitet e fundit, ku ka zhvilluar 63 ndeshje, duke realizuar 50 gola dhe dhënë 24 asistime.
🇦🇷 ¿PUEDE EMIGRAR DE INTER MIAMI?
— ESPN Argentina (@ESPNArgentina) June 30, 2025
Atención con esta info: ¿#Messi estaría evaluando competir en otra liga en la previa al Mundial 2026?
📺 ¡No te pierdas #ESPNF12 en vivo por #DisneyPlus! pic.twitter.com/vrKmaDegn5
