
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka folur mbi artikullin e publikuar sot nga gazeta austriake “Kronen Zeitung”, ku e nxirrte presidentin Ilir Meta si thellësisht të korruptuar dhe se kishte lobuar me 700.000 dollarë për të qenë pjesë në inagurimin e Donald Trump si president.
Klosi ka vënë re detajin me numrin 7, ku sipas tij, presidenti duket se e paska problemin me numrin 7 duke iu referuar dhe videos së famshme Meta-Prifti të 7%. Në videon dëshmohej pazari prej 700 mijë eurosh ose 7%, si ryshfet që do merrej në këmbim të koncesioneve dhe licencave për një hidrocentral.
“Meta ka problem të tjera shumë më të mëdha. Është kjo shifra 7 që sikur e gjuan njëçikë Ilir Metën. Mbase dhe nga kjo është. Ndoshta ja kanë parë hajrin këtij lobimit në Amerikë, megjithëse e vështirë më duket shumë. Meta është duke ikur, kjo është e vërteta.” – ka deklaruar Fatos Klosi në emisionin “Shqip”.
