Meta gati ti zëj vëndin për Bashkinë e Tiranës? Veliaj habit me reagimin e tij

Jepi Share

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar fjalët se Presidenti në ikje, Ilir Meta, mund të kandidojë për Kryetar Bashkie në Tirane. Gjatë një interviste televizive, Veliaj deklaroi se Ilir Meta nuk e ka guximin që të kandidojë përballë tij.

“Nuk besoj se ia mban, por nëse ia mban, do të ishte një betejë shumë e mirëpritur. E mirëpres”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se Tirana nuk ka asnjë minutë për të humbur.

“Qyteti duhet të vazhdojë progresin dhe të mos kthehemi mbrapsht, dhe të mos humbasim asnjë minutë kohë për punët që kemi nisur dhe për të mbaruar shumë prej projekteve që kemi në mes siç janë Piramida, Kopshti Zoologjik, siç janë shkollat dhe një kantier i jashtëzakonshëm që është hapur në Tiranë për të mbyllur rindërtimin”, tha ai.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Ajo na “fyeu” rëndë!”/ Nard Ndoka ironizon kritikët e Ronela Hajatit: Kryeministri del nudo, e votojmë dhe me çitjane ne i themi ‘modern’

Read Next

“Rusia e ka humbur plotësisht Ukrainën”, ish-ambasadori kinez kritikon ashpër Putinin: Po dështon, kërcënim i madh për…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular