Partia e Lirisë është vënë në lëvizje, pasi kryetari i saj Ilir Meta është vënë nën hetim nga SPAK.
Ish-deputetja e LSI Silva Caka, aktualisht Sekretarja e PL për Marrëdhëniet me Publikun ka reaguar duke sulmuar kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja dhe duke i kujtuar atij se ka qenë hetues në kohën e komunizmit.
“Ky hetuesi i komunizmit, i ka verifikuar gjeneralitetet e tij?
Ilir Rexhep Metaj ka kaluar Vetting-un e njerëzve që e kanë vlerësuar në 30 vitet e tij në politikën më aktive dhe nuk ka nevojë t’ia bëjë verifikimin Beni i komunizmit.
Merru me inceneratorët Beni dhe mëso të ecësh vetë, jo me hapat e Taos dhe Edvinit që i ndërron gjeneralitetet dhe kartelat sipas volisë“

