Ministrat e Jashtëm të G7 paralajmërojnë Rusinë: Ndaloni menjëherë sulmet, në të kundërt…

Jepi Share

Ministrat e Jashtëm të G7 kanë bërë një deklaratë të përbashkët duke thënë se Rusia do të përballet me “sanksione të rënda” të mëtejshme për pushtimin e saj në Ukrainë, raporton The Guardian.

“Ne do të vazhdojmë të vendosim sanksione të mëtejshme të ashpra në përgjigje të agresionit rus, të mundësuar nga regjimi i Lukashenkos në Bjellorusi.

Ne i bëjmë thirrje Rusisë të ndalojë sulmet e saj veçanërisht në afërsi të drejtpërdrejtë të termocentraleve bërthamore të Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Duke folur në Bruksel pas një takimi të ministrave të jashtëm perëndimorë, Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për punët e jashtme, tha se atyre u ishte dhënë një përditësim nëpërmjet lidhjes video nga ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba.

Ata po bombardojnë banesa rezidenciale, shkolla, spitale dhe infrastruktura të tjera civile, u tha Borrell gazetarëve, duke theksuar se “ata duket sikur duan të shkatërrojnë Ukrainën”.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“JO luftës”/ Stafi i televizionit rus jep dorëheqjen në transmetim live

Read Next

Krimi i dyfishtë në Devoll/ Flet kryeplaku i fshatit dhe zbulon çfarë u gjet në oborr: Më lajmëruan komshinjtë, autori kërkonte…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular