Ministri i jashtëm bën deklaratën tronditëse: Ushtarët rus po përdhunojnë gratë ukrainase

Ukrainian Foreign Minister Dmytro Kuleba attends a news conference with his German counterpart Heiko Maas after a news conference in Berlin, Germany, Tuesday, June 2, 2020. (Fabrizio Bensch/Pool via AP)

Jepi Share

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba denoncoi sot përdhunimet e kryera nga ushtarët rusë në qytetet  e Ukrainës.

Kuleba nuk dha prova për të mbështetur  deklaratën  tronditëse. Ndërkohë Reuters shkruan se  nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyër të njëanshme pretendimin e ministrit ukrainas.

“Kur bien bomba në qytetet tuaja, kur ushtarët përdhunojnë gratë në qytetet e pushtuara dhe kur kemi raste të shumta, për fat të keq, me ushtarë rusë që përdhunojnë gra në qytetet e Ukrainës, është e vështirë, natyrisht, të flasim për efektivitetin e ligjit ndërkombëtar,” tha ministri gjatë fjalimit të tij në Institutin Mbretëror të Mardhënieve Ndërkombëtare  në Londër.

“Por ky është i vetmi instrument kulturor që kemi në dispozicionin tonë për të siguruar që të gjithë ata që bënë të mundur këtë luftë të jenë më në fund përgjegjës përpara drejtësisë, ” tha Kuleba.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Ndalo menjëherë luftën”/ Kancelari gjerman telefonon Putinin, ja për çfarë ranë dakord

Read Next

“Kjo nuk është lufta e Rusisë, kjo është lufta e…”/ Sekretari i NATO-s lëshon paralajmërimin dhe zbulon dy vendet ku mund të zgjerohet konflikti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular