Ministria e Mbrojtjes ruse mohon sulmin në Chernihiv: Mashtrim i shërbimit të Sigurisë së Ukrainës

Jepi Share

Ministria e Mbrojtjes në Rusi ka mohuar sulmin në Chernihiv ku mbetën të vrarë 10 persona të cilët ishin në radhë për të blerë bukë.

Sipas Ministrisë rusë në atë zonë nuk ka trupa rusë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Igor Konashenkov,  tha se pamjet e shfaqura në media të ndryshme ukrainase, janë një mashtrim i shërbimit të Sigurisë së Ukrainës.

“Asnjë ushtar rus nuk është dhe nuk ka qenë në Chernihiv. Të gjitha njësitë janë jashtë kufijve të këtij qyteti dhe nuk po kryejnë asnjë veprim”, ka bërë me dije ai, duke theksuar se Ambasada e SHBA ka ripublikuar një lajm të paverifikuar.

Kujtojmë se lajmi u konfirmua nga Ambasada e SHBA në Kiev.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Arrestimi i këngëtares Elsa Lila, Paloka befason me deklaratën: Ja pse Rama nuk e kandidoi për deputete. Tani plotëson kriteret për të…

Read Next

Vjen paralajmërimi i PAPRITUR: Basha mund të shkarkohet nesër!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular