“Minojnë drejtësinë”/ Peticioni për largimin e Yuri Kim, Spartak Ngjela zbulon se kush mund të qëndrojë pas kësaj: Është lëvizje anti-shqiptare

Jepi Share

Për herë të parë në Shqipëri, është shpallur një peticion online kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim.

I ftuar në një intervistë televizive, avokati Spartak Ngjela e cilëson një lëvizje antishqiptare dhe e ka dhe një ide se kush qëndron pas tij.

“Turp! Është tendencë e Beogradit. Nuk di kush qëndron pas tij por në historinë tonë këto i ka krijuar Beogradi. Është lëvizje antishqiptare”.

Në peticion thuhet se “Qëndrimet e Znj. Yuri Kim bien ndesh jo vetëm me statusin e saj diplomatik dhe nenin 41 të Konventës së Vjenës, por kanë cënuar fort aftësinë e vendit për të pasur një opozitë serioze ndaj një qeverie që vetë Departamenti Amerikan i Shtetit në raportet e veta, e klasifikon thellësisht të korruptuar. Intimidimi i vazhdueshëm ndaj forcave opozitare, ndërhyrja në procesin e tyre te votimeve te brendshme apo trysnia që i bëhet drejtësisë nga Znj. im janë shumë shqetësuese pasi minojnë demokracinë dhe rrezikojnë stabilitetin e vendit.”

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Lulzim Basha nuk heq dorë, vijon takimet nëpër kafenetë e lagjeve

Read Next

Rritet rreziku për përhapjen e luftës, ja shteti që i frikësohet një pushtimi të mundshëm rus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular