Mori para për një vend pune/Berisha për Rovena Vodën: Hajdute xhepi, motër binjake me Tire sanitaren

Jepi Share

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar Tire të qeverisë dhe motër binjake të Tire sanitares, ish-zëvendësministren Rovena Voda e cila është lënë në arrest shtëpie pasi mori para për një vend pune.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha e ka krahasuar Vodën me sanitaren Tire Alldervishi e cila merrte para nga pacientët e prekur me covid-19.

Sipas Berishës, mes tyre ka ndryshime të mëdha pasi Voda  merrte 2 mijë euro, ndërkohë sanitarja kishte rrogën 10 herë më të vogël.

Postimi i plotë:

Tire sanitarja dhe Tire qeveria!

Miq, Tirja eshte sanitarja qe ju merrte leke familjareve te te semureve me covid per sherbime ndaj tyre dhe qe nuk ua bente. Mediat u moren gjate me te drejte me Tiren jo aq per personin por per fenomenin ryshfetin, korrupsionin e shnderruar ne sistem ne qeverine e kreut te meduzes dhe per te cilin Shqiperia se fundi sipas Bankes Boterore renditet e dyta ne bote.

Dje doli se zevendes ministrja e brendshme Voda apo Tire qeveria merrte shume te medha per punesim te qytetareve. Ne kete kontekst mund te thuhet se:

Tire qeveria eshte si moter binjake por jo siameze me Tire sanitaren.

Jane binjake ne aktin e tyre te ulte, ryshfetin gjoben ndaj qytetareve per xhepat e tyre. Te dyja jane hajdute xhepi dhe me keq.

Por perseri dallimi midis Tire sanitares dhe Tire qeverise eshte aq i madh sa dallimi midis Edvinit dhe nje shoferi te kryeministrise

Tire sanitarja niste diten e punes me uturak ne dore per te semuret rende. Kurse Tire qeveria niste diten e punes si personi me vokal, si ylli i narkoqeverise se Edvinit. Ajo ishte para kamerave televizive ne krah te Edvinit ne inspektime, e deleguara e tij ne studjo televizive, lajme dhe debate, ne pritje dhe ne delegacione jashte vendi. Per te gjitha keto u tha se ajo u largua nga qeveria per shkak te zilive te forta qe ngjalli tek tiret te tjera dhe ne veçanti tek ndrikullat Balluku, Manastirliu dhe Xhaçka.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

(VIDEO)“500 mijë € ose do t’i fus plumbin babait”/ Dalin pamjet e pengmarrjes në Shkodër

Read Next

(VIDEO) Ecte me shpejtësi të frikshme, nga plazhi drejt Fierit/ Shoferi e pëson keq nga policia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular