“Mundohu që…”/ Enkelejd Alibeaj i thotë atë që nuk e priste Ermonela Felajt: Sa herë që ti drejton seancën, ndodhin…

Jepi Share

Vijon prej disa orësh seanca plenare e kësaj të enjteje, ndërs anuk kanë munguar debatet e forta. Kryetari i Grupi Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka tërhequr vëmendjen nënkryetares Ermonela Felaj.

Sipas tij, sa herë që seanca drejtohet nga kjo e fundit ndodhin incidente në Kuvend. Alibeaj iu referua faktit se më herët nënkryetarja nuk i dha fjalën deputetit Helidon Bushati, çka solli që ky i fundit të bllokonte foltoren për disa minuta.

https://youtu.be/IlGGHyf8GbE

Kryetari i grupit demokrat kërkoi që të respektohej prej saj rregullorja e Kuvendit.
Enkelejd Alibeaj: Sa herë që ulesh ti aty ndodhin vetëm incidente në këtë sallë. Nuk e kuptoj çfarë frustrimi ke ti kur je aty. Kur je aty je e Kuvendit të shqiptarëve. Mundohu që në aparencë të zbatosh rregulloren. Është e drejta parlamentare e parlamentarizmit replika. Shyqyr që është Fadili, atë që donte ta thoshte Bushati e tha Fadili, bravo Fadili.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

U hoq si pakistanez dhe ngriti zërin e televizorit që të mos dëgjonin komshinjtë/ Si e futi në kurth 27-vjeçari shqiptar, adoleshenten greke për ta përdhunuar

Read Next

Artistja shqiptare rrëfen takimin me Joe Biden: Më tha se jam shumë simpatike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular