
Analisti Mustafa Nano ka komentuar zhvillimet e fundit politike.
Ai u shpreh se ajo që e shqetëson më shumë në audiopërgjimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, është fraza e përdorur për futbollin si “ishulli i fundit jashtë kontrollit”. Sipas tij kjo shprehje do të thotë se ky është “ishulli i fundit për tu korruptuar”.
Nano ka folur edhe për emrin që do të zëvendësojë Ilir Metën.
Pjesë nga intervista për MCN Tv:
-Pra e dëgjuam kryebashkiakun e Tiranës, z. Veliaj, në një version tjetër. Pra të themi dëgjuam Lac Erin, jo Lali Erin. Nuk e kujtoj mirë se mesa vota-shuplaka u zgjodh Veliaj, por në çdo rast është një gjuhë e papranueshme..
Ka një dy momente që janë të papranueshme, kur ai thotë që është ishulli i fundit që i ka mbetur pa marrë dhe jam kurioz për justifikimin që do bëjë kësaj fraze. Gjuha e ngjyrosur që ka përdorur, para …është e rëndë sepse zbulon një mentalitet të caktuar.
-Dua të tërheq vëmendjen te fakti se z. Veliaj e konsideron futbollin si “ishullin e fundit jashtë kontrollit”. Duke konsideruar se kemi të bëjmë me një material autentik, çfarë përcjell kjo mendësi?
Do të thotë se është ishulli i korruptuar i fundit që kemi pa marrë. Në të gjithë këtë bisedë ajo që më tërheq vëmendjen është kjo frazë. Ajo është një mbledhje që nuk e dimë kush ishte audienca, nëse ka qenë formale atëherë është një gjuhë e papranueshme.
Shantazh mund të bëjë një njeri që ka në dorë një njeri që ka në dorë të gjitha. Ai përmendi SPAK dhe insistoi deri në fund se ka çuar padinë. Ai është justifikuar duke thënë që bashkia e Tiranës është aksionere në klubin e Tironës.
Gjëja që më goditi fortë është “ishulli i fundit jashtë kontrollit”.
-Duka rezulton si i pavaruri i fundit në këtë vend?
Nga qeveria po, edhe Ilir Meta akoma, edhe ndonjë strukturë tjetër e pavarur. Do shqetësohesha nëse në vend të Metës do zgjidhet një socialist. Nëse këta duan të zëvendësojnë Metën me një puthadorë të tyre do e shoh si zhvillim të frikshëm. Në krye të presidencës duhet dikush që nuk është pjesë e PS.
-Nano, mendoni se z. Veliaj duhet të japë dorëheqje?
Dorëheqja në politikën shqiptare, nuk njihet. Kjo është rrethana që mund ti kërkohet dorëheqja.
-Dua të dëgjojmë tani një pasazh nga një “çimkë” e vjetër siç e quajti asokohe ish-kryeministri, mes z. Berisha dhe Spartak Ngjelës dhe rikthehemi:
Nuk do të kryqëzoja tentativën e Ngjelës qoftë të FSHF për të përgjuar. Nëse kanë mundësi ti përdorin për të ngritur çështje penale, le ti ngrejnë. Ndoshta Berisha është më i kujdesshëm se Veliaj, por dhe situata janë të ndryshme.
-O unë, o ai, shprehet kryebashkiaku. Një betejë personale apo duhet të shohim këtu një shtysë nga Rama që po përdor Veliaj në një përballje të re?
Duhet të presim e të shohim, Rama ende nuk ka folur. Supozoj është një betejë e Veliajt. Nëse del dhe Rama është një aksion i pushtetit.
-Nano cila PD mendoni se do ta ndjekë këtë çështje?
Ato janë në garë me njëra-tjetrën dhe sa herë ndodh diçka e zhvillojnë këtë garë edhe në këtë plan. PD duket më formale, ndërsa partia tjetër e Berishës më duket që kërkon karshillikun. Ndërsa Basha duket se po kërkon reagim më institucional.
