Ndalimi i hapësirës ajrore/ “Goditja” Rusisë këtë radhë i vjen nga ky shtet

Jepi Share

Estonia i është bashkuar nismës së disa vendeve të tjera për të ndaluar hapsirën e saj ajrore për avionët rusë. Pas Estonisë pritet që edhe vende të tjera baltike, Lituania dhe Letonia të ndërmarrin të njëjtin hap.

Lajmin e bëri të ditur në një deklaratë për mediat ministri lituanez i Transportit, Marius Skuodis. Kryeministrja estoneze Kaja Kallas përmes një postimi në Twitter u bëri thirrje të gjitha vendeve të tjera të BE-së që të ndjekin shembullin e tyre.

“Nuk ka vend për aeroplanët e shtetit agresor në qiejt demokratikë”, shkruan ajo. Ndërkohë kujtojmë që deri më tani Polonia, Bullgaria dhe Republika Çeke kanë vendosur ndalimet e hapësirës ajroje për linjat ruse.

Ndërkohë që me 24 ditën kur Rusia sulmoi Ukrainën, Britania e Madhe ndaloi linjën ajrore kombëtare ruse Aeroflot të ateronte në Britani.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Lufta Rusi-Ukrainë/ Familja mbretërore angleze del me mesazhin e rrallë

Read Next

“Këta janë primitivët e Putinit me të cilët ai po kërkon të shkatërrojë…”, Spartak Ngjela publikon pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular