Ndodh fenomeni i çuditshëm në Elbasan, nuk do ta besoni se çfarë po grabisin hajdutët

Jepi Share

Në zonën e Elbasanit po ndodh një fenomen i çuditshëm. Hajdutët kanë filluar të vjedhin edhe dritaret e banesave.

Policia e Elbasanit raporton se ka arrestuar dy persona, njëri 23 vjeç dhe tjetri 28 vjeç, të cilët akuzohet se të paktën dy herë kanë çmontuar me qëllim vjedhjen e dritareve në dy shtëpi të ndryshme të zonës.

 “Goditja” e parë e hajdutëve ka qenë një shtëpi në Bradashesh, ku kanë vjedhur grilat e dritareve prej alumini, ndërsa goditja e dytë ka qenë në fshatin Xibrakë, ku kanë marrë dritaret duke i çmontuar.

Policia u ka gjetur atyre edhe mjete për çmontimin e dritareve të aluminit pasi i ka arrestuar.

Dyshohet se pas vjedhjes ata i shisnin dritaret me peshë duke përfituar nga rritja e çmimit të aluminit në treg.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Mos trego se do të vras”/ Bashkëjetuesi 62-vjeçar e hodhi nga ballkoni, gruaja flet nga spitali dhe rrëfen tmerrin që ka përjetuar: Ja çfarë më ka bërë për 15 vite rresht

Read Next

Shërbimet sekrete ruse të pakënaqura / Del e-mail-i i tmerrshëm për Vladimir Putinin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular