“Ndonjëherë duhet të nxjerrësh dhe armët e rënda”, NATO i përgjigjet ashpër Rusisë

Jepi Share

Forcat e NATO-s në Letoni kanë publikuar pamje nga një stërvitje me armë të rënda që kanë kryer gjatë ditës së sotme ushtarët nga shtetet e ndryshme të aleancës të pozicionuara në kampin “Adazi” ku ndodhen edhe ushtarët shqiptarë.

Faqja e tyre e Facebook ka publikuar foto nga qitjet me topa të mëdhenj 155 mm duke shkruajtur “ndonjëherë duhet të nxjerrësh edhe armët e rënda”, ndërsa falenderon ushtarët malazez dhe ata slloven për perfomancën e treguar, raporton abcnews.al.

“Trajnime si ky i lejojnë grupit tonë të përmirësojë aftësitë, të rrisë kohezionin dhe të bëhet më i forte”, shkruhet në faqen e forcave të NATO-s në Letoni.

Prej disa vitesh, pasi Rusia filloi të kërcënojë Europën, NATO ka dërguar forca të shumta në shtetet kufitare të saj si Letonia dhe Polonia për t’iu përgjigjur provokimeve. Pjesë e trupave në Letoni janë edhe forcat shqiptare që shërbejnë me ekipin e çmontimt të minave.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Ukraina, Paskal Milo: Tani përgjegjësia e Gjermanisë bëhet më e madhe

Read Next

Plas keq debati! Bushati: Ik atje ku merr lekë, ndërhyn menjëherë Anila Denaj: Kontrollo fjalorin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular