Në shënjestër Zelensky, zbulohet ‘asi nën mëngë’ i Putin, dërgon në Ukrainë skuadrën e mercenarëve famëkeq, nga torturat çnjerëzore te vrasjet në llogari të presidentit rus, njihuni me grupin e frikshëm

Jepi Share

Putini ka angazhuar skuadrën mercenare të përbëre nga 400 persona në pushtimin e tyre në Ukrainë. Skuadra, e cila njihet si grupi “Wangner” e konsiderohen si vërtetë të rrezikshëm kanë një mision të veçantë.

Ata besohet se do të merren me ekzekutimin e 23 figurave kyçe të politikës ukrainase, përfshirë vëllezërit Klitschko dhe presidentin Volodymyr Zelensky.

Sipas mediave të huaja, kjo skuadër është pajisur me armatime, personelin e nevojshëm dhe kushtet e duhura për të mësyrë në Kiev, me objektivin për të ekzekutuar liderët. Grupi “Wanger”, sipas mediave të huaja, kanë qenë në një mision special në Afrikë, ku me urdhër të Putinit, kanë kryer një sërë operacionesh të errëta. Skuadra drejtohet nga Yevgeney Prigozhin, i cilësuar si një njeri shumë i afërt i Putinit.

Burime të inteligjencës amerikane, thonë se kjo skuadër, po pret dritën jeshile nga Kremlini për të nisur ofensivën e tyre dhe vrarë personat që ndodhen në “listën e zezë”. Pikërisht ky alarm bëri që Kievi të shpallte një shtetrrethim 36 orësh, duke urdhëruar që të gjitha aktivitetet të qëndrojnë të mbyllura dhe rrugët kryesore të komandohen nga ushtarët.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Lulzim Basha thërret konferencë për mediat: Ka lajmërim të rëndësishëm!

Read Next

Presidenti i Bjellorusisë mund të jetë një lojtar kyç në konfliktin Rusi-Ukrainë, ja pse

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular