
Analisti Ilir Demalia u shpreh se Shqipërisë sot i mungon një media që është pushte ti katërt, pasi pjesa më e madhe e saj është bërë palë me pushtetin.
“Shqipërisë sot i mungon një media që është pushteti katërt, pasi pjesa më e madhe e saj është bërë palë me pushtetin. Media është e lidhur me oligarkinë dhe njerëzit i dinë të gjitha këto. Po të dalë një skandal i tillë në botë jepen dorëheqje, edhe për skandale fare banale. Media në Shqipëri është palë e klaneve të ndryshe, e bandave politike dhe marrin pagesat. Në studiot televizive përplasen pa arsyetim duke mbrojtur bandat që përfaqësojnë”, tha Demalia i ftuar në një intervistë televizive.
