“Në Ukrainë ka mercenarë shqiptarë”, ambasadorja Yuri Kim reagon pas deklaratës së Putin

Jepi Share

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar pas deklaratës së presidentit rus Vladimir Putin, i cili tha se në Ukrainë po luftojnë mercenarë nga Ballkani, përfshi Shqipërinë dhe Kosovën.

Përmes një postimi në “Tëitter”, Yuri Kim thotë se këto janë gënjeshtra për të ngritur dyshime dhe për të hequr vëmendjen nga e vërteta, e cila është pushtimi i paramenduar nga forcat ruse ndaj Ukrainës.

“Fushata ruse e dezinformimit është në mbingarkesë. Këto janë gënjeshtra të krijuara për të ngritur dyshime dhe për të hequr vëmendjen nga e vërteta, që është se Rusia ka pushtuar Ukrainën.  Rusia është e përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar, të pajustifikueshëm ndaj një kombi tjetër sovran”, shkruan ambasadorja.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Kjo nuk është lufta e Rusisë, kjo është lufta e…”/ Sekretari i NATO-s lëshon paralajmërimin dhe zbulon dy vendet ku mund të zgjerohet konflikti.

Read Next

“Mercenarë shqiptarë po luftojnë në Ukrainë”, Ministrja e Jashtme e Shqipërisë i përgjigjet dhëmb për dhëmb Vladimir Putinit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular