Nga Rusia vjen deklarata e frikshme: Kemi nëndetëse me 500 raketa bërthamore që do shuanin SHBA-të dhe vendet e NATO-s, ç’na duhet paqja kur…

Jepi Share

“Kemi nëndetëse që mund të lëshojnë 500 armë bërthamore, duke shkatërruar SHBA dhe NATO”, kjo është deklarata e frikshme e spikerit në edicionin e lajmeve të televizionit shtetëror rus.

Sipas gazetarëve të huaj që raportojnë nga Moska, spikeri i televizionit “Russia-1’ është shprehur:

“Ne kemi nëndetëse që mund të lëshojnë deri në 500 raketa bërthamore, duke shkatërruar vendet e NATO-s dhe SHBA-në. Ç’na duhet paqja, kur nuk do të ketë Rusi brenda saj?”.

Kujtojmë se ditën e sotme, mediat në Rusi raportuan se Kremlini kishte vënë në gatishmëri të lartë armët bërthamore ruse, përdorimi i të cilave do të ishte skenari më i keq për të gjithë botën.

Megjithatë disa ekspertë besojnë se kjo është strategji e Vladimir Putin për të ushtruar presion përmes frikës, ndërsa ditën e nesërme pritet të ketë një takim mes përfaqësuesve rusë dhe ukranas që do të mbahet në kufi me Bjellorusinë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Pas Ukrainës, rrezikohet edhe Kosova? Prishtina i bën thirrjen urgjente NATO-s

Read Next

Ja çfarë ka ndodhur gjatë natës në Ukrainë, Rusia e pranon më në fund se…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular