“Ngjarje kriminale”/ Eksperti nxjerr prapaskenat e vrasjes së 4 rusëve në Qerret. Zbulon çfarë ka dashur të realizojë Rusia në Shqipëri: Dyshohet se do të…

Jepi Share

Eksperti Ervin Karamuço ka sjellë sot në kujtesë vdekjen e 4 turistëve rusë në tetorin e vitit të kaluar në Qerret të Kavajës.
Së fundmi ka dalë edhe ekspertiza e cila përcakton se shkak i vdekjes ka qenë helmimi.
Lidhur më këtë shkas, eksperti kriminalistik dhe pedagogu, Ervin Karamuço, tha në studion e “MCN live” se besohet që ngjarja ka të bëj me rolin e njërit për viktimave, i cili del të ketë qenë kolonel i lartë në Rusi.
Sipas tij, Rusia me këtë kërkoi destabilizim të Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë.
“Humbja e jetës së katër rusëve, çoj në aludime të shumta, hetimet u thelluan dhe rrezikohej edhe marrëdhënia jonë më Rusinë, sepse ne thamë se ishte ushtarak i lartë, kurse dy javë më parë ambasadori rus tha se nuk ka qenë, kurse shkresa zyrtare konfirmoj se ai ishte oficer, me detyrë të lartë në Ministrinë e Jashtme. Ai ka qenë deri në vitin 2015 dhe dyshohet se ka dashur të jap informacione në Çeçeni. Rastin e bënë “cases daily”, meqë u tha se fillimisht ata drekuan në Maqedoni e erdhën në Qerret më pas, ky mbase ishte rasti i radhës nga rusët, por zgjodhën vendin e gabuar. Rusia do destabilizim të rajonit dhe po kërkonin pretekst për të kërkuar dhe përplasur fort.
Kjo është ngjarja e shekullit në kontestin kriminalisitik, sepse ka qenë e justifikuar, nëse do destalizimin, ky ishte rasti. Rasti ishte i tillë, Ruset janë kriminelë, institucionet ruse të sigurisë arrijnë deri aty sa bëjnë akte të papranueshme. Është pjesë e hetimeve se si do të dalin , por fakti se ne kemi thanë që para 6 muajve se është përdorur lënde helmuese, si agjent vektor, nervoz, e dyta për faktin se personi kishte një profil shumë të lartë, ata janë sulmuar dhe kanë vdekur. Ruset kanë dashur të bëjnë një betejë të fshehur dhe një destabilitet në Maqedoni e Shqipëri.”. u shpreh ai.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Krizë e thellë në PD/ Fillojnë levizjet urgjente brenda selisë blu

Read Next

OKB-ja lëshon paralajmërimin tronditës: Bota po shkon drejt….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular