
Nënkryetarja e Kuvendit është treguar sot mjaft strike me minutazhin në seancën plenare, gjë që ka sjellë pakënaqësi jo vetëm në radhët e opozitë, por edhe të maxhorancës. Ndërsa zv/kryeministri Ahmetaj mbante fjalën në foltoren e Kuvendit, nën kryetarja e parlamentit Ermonela Felaj, ia ndërpreu fjalën në përfundim të 10 minutësisht.
Felaj: Faleminderit z.Ahmetaj …
Ahmetaj: Më fal zonjë …
Felaj: Jo, ju faleminderit koha është e përcaktuar, kështu që..
Ahmetaj: E di ke edhe 5 sekonda, të lutem
Felaj: Jo, nuk keni 5 sekonda, të lutem. Ka mbaruar koha juaj
Ahmetaj: Faleminderit, por koha ime sapo ka filluar
