
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar së fundmi se do ta ketë të vështirë të takohet me Vladimir Putin për të biseduar për paqen pas masakrës në Bucha.
Në mos një takim për paqen, dy liderët do të takohen në oktagon në një duel në MMA dhe do të ndodhë vërtetë.
Është vendosur Polonia, konkretisht qyteti Opole në Stegu Arena më 25 Prill vendi ku do të ndeshen dy liderët e shteteve por në fakt bëhet fjalë për sozitë e tyre.
Është nisma e një aktori polak, Antoni Krolikoëski për të vendosur sozitë e dy liderëve në një duel në MMA dhe i gjithë eventi u transmetua live në yotube.
Në videon e mëposhtme mund të shikoni dhe sozitë që pothuajse përplasen në konferencën e tyre teksa u shoqëruan nga truproja të armatosur deri në “dhëmbë”.
Në Poloni ka shumë mendime pro dhe kundër për luftën në Ukraine dhe ky event ka ngjallur disi debate por në thelb, fitimet e këtij dueli do të shkojnë për të ndihmuar refugjatët ukrainas që janë me mijëra të ardhur në këtë vend.
