Njerëzit e Berishës protestojnë në Himarë: Të lirohet Fredi Beleri, është turp që sot në mes të Europës të kemi një të burgosur politik

Jepi Share

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso gjatë protestës në Himarë për kryebashkiakun e zgjedhur Fredi Beleri, u shpreh se “është turp që në mes të Europës të kemi një të burgosur politik“.

Kaso tha se theksoi se arrestimi i tij dy ditë para zgjedhjeve nuk ishte normale, duke shtuar se “si PD mbështesim zgjedhjen e tij si kryebashkiak i Himarës”.

“Si Partia Demokratike mbështesim zgjedhjen e Fredi Belerit si kryetar i bashkisë së Himarës. Fredi Beleri sot ndodhet në burg si një njeri që i doli përpara një bande hajdutësh që ka marrë peng Shqipërinë dhe bën sikur e qeveris. Është turp që sot në mes të Europës të kemi një të burgosur politik. Kjo bëhet që të mos dalë grabitja monstruoze e pronave në bregdet që i përkasin këtij komuniteti. Arrestimi i një kryebashkiaku të zgjedhur me votën e lirë dy ditë para zgjedhjeve nuk është normale. Janë veprimet e një regjimi që ka humbur lidhjen me realitetin dhe që i shkurton ditë pas dite ekzistencën vetes”, u shpreh ai.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

VIDEO/ “Këto troje janë të mbushura me dashuri për helenizmin”, kryebashkiaku i Selanikut me thirrje nacionaliste në Himarë: Të shpëtojmë Fredi Belerin

Read Next

VIDEO/ Protesta për lirimin e Fredi Belerit, Ylli Manjani thirrje Ramës: E ke gabim që luan me nervin e himarjotit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular