“Nuk e njoh Klodian Zoton”/ Ahmetaj gënjeu në Komisionin Hetimor, tjetër vepër penale rëndon mbi të

Jepi Share

Prokurorët e Prokurorisë së  Posaçme SPAK,  Klodian Braho dhe Ened Nakuçi prej 10 muajsh e dinin se ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj kishte kryer udhëtime të paguara nga Klodian Zoto. Por qëllimisht nuk i kanë hetuar ato.

Këtë e dëshmon seanca dëgjimore me Arben Ahmetajn në 21 Shkurt 2022 në komisionin hetimor parlamentar për çështjen e inceneratorëve.

Jorida Tabaku: Keni njohje me shtetasit Klodian Zoto, Stela Gugallia dhe Mirel Mërtiri.

Arben Hmetaj: Pyetja për mua  do ishte kë nuk njeh në republikën e Shqipërisë. Zoton e kam e të njohur në distancë kështu biles… as nga afër. Unë nuk kam as lidhje biznesi as lidhje varësie pune asnjë lloj lidhje.

Jorida Tabaku: Keni udhëtuar ndonjëherë me zotërinjtë Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja?

Arben Ahmetaj: Unë praktikisht kam bërë udhëtime pafund me shume miq me shumë shokë. Ky nuk është objekt i këtij komisioni.  E në këtë vend unë duhet të pyetem kë nuk njoh dhe praktikisht njoh 95% të biznesit shqiptarë. Ky deklarim për njohje në distancë me Klodian Zoton nga  ish-numri dy i qeverisë shqiptare Arben Ahmetaj është gënjeshtër.

Provat e depozituara në prokurori javën e shkuar nga gazetari Adriatik Doci dëshmojnë të kundërtën. Janë disa e-maile të gjetura në kompjuterin e Klodian Zotos të cilat vërtetojnë se ai në disa raste ka paguar për qëndrime në hotele luksoze të Arben Ahmetajt bashkë me bashkëshorten. Këto e-maile dhe fatura pagesash të pahetuara nga prokurorët e SPAK,  Klodian Braho dhe Ened Nakuçi dëshmojnë lidhjen e drejtpërdrejtë të Arben Ahmetajn me Klodian Zoton.

Me deklarimin e rremë në Komisionin Hetimor Parlamentar  se ka njohje në distancë me Klodian Zoton por në fakt është krejt e kundërta, Arben Ahmetaj ka konsumuar një tjetër vepër penale.

Atë të dhënies të një dëshmie të rreme përpara një komisioni parlamentar. Kallëzimi javën e shkuar nga gazetari Adriatik Doci, ka të bëj me hetimet për inceneratorin e Elbasanit, ku sipas gazetarit Doçi, dy prokurorët e SPAK kanë fshehur provat dhe kanë devijuar qëllimisht hetimet për të mos çuar përpara drejtësisë zyrtarin e lartë socialist dhe një nga firmëtarët e inceneratorit,  Arben Ahmetajn.

Në fashikullin e kallëzimit prej 26 faqesh, Doçi paraqet prova sesi shtetasi Klodian Zoto, i shpallur në kërkim nga këta dy prokurorë,  ka përdorur kartën e tij bankare për të paguar udhëtimet ndaj Arben Ahmetaj dhe bashkëshortes së tij Erjola Hoxhës në hotele të ndryshme të Europës.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Arben Ahmetaj mohon akuzat për korrupsion: “Kam udhëtuar në të gjithë botën”

Read Next

“Vdekja e së vërtetës” –fituesja e Pulitzer vjen në shqip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular