Nuk jeni prekur asnjëherë nga koronavirusi? Kjo është arsyeja sipas shkencëtarëve, do të habiteni kur ta mësoni

Jepi Share

“Bukuria mund t’u shpëtojë nga Covid”. Kështu kanë thënë një grup shkencëtarësh të cilët kanë arritur në përfundimin se sa më tërheqës të jeni, aq më i fortë është edhe imuniteti juaj. Sipas kësaj teorie njerëzit “e bukur” kanë më pak gjasa për t’u infektuar me Covid. Teoria u testua në një grup pjesëmarrësish, shkruan “The Sun”.

Studiuesit morën fotografi dhe teste gjaku të 79 grave dhe 80 burrave në Universitetin Kristian të Teksasit. Më pas, 492 vullnetarëve të tjerë iu kërkua të vlerësonin fizionominë e fytyrës së pjesëmarrësve bazuar në fotot e tyre.

“Karakteristika të tilla si lëkura e pastër, mollëzat e spikatura, sytë e shndritshëm dhe buzët e plota e të kuqe janë konsideruar tërheqëse gjatë gjithë historisë së regjistruar njerëzore”, thuhet në gazetën e botuar nga “Proceedings of the Royal Society B”. Studimi zbuloi se nga mostrat e gjakut, u arrit në konkluzionin se pjesëmarrësit më tërheqës kishin imunitet të lartë. Shkencëtarët thanë se tiparet e fytyrës që konsiderohen tërheqëse, mund të jenë në fakt tregues të shëndetit të mirë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

A keni frikë se SPAK do përshkallëzojë veprimet ndaj PS-së? Ministrja e qeverisë Rama jep përgjigjen e prerë dhe revoltohet me gazetaren: Nuk e kuptoj pse…

Read Next

Elisa Spiropali tregon kur do ‘fundoset’ Ilir Meta dhe flet për Presidentin e ri: Ka ardhur koha të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular