Një aktivitet publik në New York për inaugurimin e një rruge me emrin e Skënderbeut nuk ka kaluar pa incidente. Teksa fjalën e kishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, disa të rinj kanë nisur ta shajnë.
Veç epiteteve “hajdut” apo “legen”, ata i kanë thirur kryebashkiakut edhe “zdroms”, duke i kujtuar kështu cilësimin që ai bëri disa kohë më parë për çunat shqiptarë.