“O Zot, dhimbje”/ Presidenti Meta jep lajmin e trishtë: Një humbje e pazëvendësueshme! (FOTO)

Jepi Share

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të poetit të njohur shqiptar, Bardhyl Londo, ish-deputet i PD-së.

Meta shkruan se kjo është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen e tij, por edhe për vendin tonë.

Postimi i plotë:

Me shumë trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të poetit dhe shkrimtarit të njohur, Bardhyl Londo, intelektualit aktiv dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike.

Një humbje e pazëvendësueshme për familjen, miqtë, kolegët dhe letërsinë shqiptare, ku spikati me talentin e tij të veçantë.

Ngushëllimet më të ndjera!

Bardhyl Londo do kujtohet përherë me respekt, veçanërisht për vargjet frymëzuese që na la trashëgim të gjithëve.

ATDHEU ËSHTË DHIMBJE!

Atdheu s’është sa sedilja e makinës tënde,

sa karrigia e zyrës,

sa dhoma komode

A më dëgjon,

ti që me flamur të ri u gdhive në mëngjes,

për ta ndryshuar, ndoshta, prapë në mbrëmje?

Atdheu s’është lojë kalamajsh.

Atdheu është dhimbje.

O Zot,

Dhembje!

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

VIDEO/ “Ore më lini ta mbaroj se më çmendët”, Fevziun e lënë nervat mes studios dhe kapet keq me të ftuarit

Read Next

Dalin në shesh të gjitha/ Zbulohet çfarë Erion Veliaj i tha Armand Dukës ballë për ballë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular