Pas përplasjeve të shumta me kryeministrin, presidenti i këtij shteti jep dorëheqjen

YEREVAN, ARMENIA – NOVEMBER 21, 2020: Armenia’s President Armen Sargsyan gestures during a meeting with Sergei Lavrov, Russia’s Minister of Foreign Affairs. Russian Foreign Ministry Press Office/TASS Àðìåíèÿ. Åðåâàí. Ïðåçèäåíò Àðìåíèè Àðìåí Ñàðêèñÿí âî âðåìÿ âñòðå÷è ñ ìèíèñòðîì èíîñòðàííûõ äåë ÐÔ Ñåðãååì Ëàâðîâûì. Ïðåññ-ñëóæáà ÌÈÄ ÐÔ/ÒÀÑÑ

Jepi Share

Pas përplasjeve të shumta me kryeministrin, presidenti i këtij shteti jep dorëheqjen

Presidenti i republikës së Armenisë, Armen Sarkisian ka dhënë sot dorëheqjen pas përplasjeve të shumta me kryeministrin e vendit Nikol Pashinian lidhur me kompetencat e secilit për emërimet në institucione të ndryshme. Në deklaratën e tij zyrtare, Sarkisian theksoi se motivi kryesor i dorërheqjes së tij është hapësira e pakët që i lejon Kushtetuta funksionit të Presidentit për të ndikuar në vendimarrje.

“Kam menduar për një kohë të gjatë, kam vendosur të largohem nga posti i presidentit të Republikës së Armenisë duke punuar në mënyrë aktive në 4 vitet e fundit. çështja që mund të ngrihet është se pse presidenti dështoi të ndikojë në ngjarjet politike që çuat në krizën kombëtare. Arsyeja është e qartë sërish, mungesa e mjeteve të përshtatshme të Kushtetutës. Rrënjët e këtij konflikti fshihen në Ligjin Themeltar aktual”, shkruhet në faqen zyrtare të Presidencës së Armenisë.

Përplasja me Sarkisian dhe kryeministrit Pashinian nisi me shkarkimin e kreut të forcave të armatosura të republikës transkaukaziane.

Në vitin 2015, Armenia votoi pro ndryshimit të sistemit të qeverisjes nga republikë parlamentare në republikë presidenciale.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

A do të ketë sanksione të menjëhershme ekonomike ndaj Rusisë? Ja çfarë thotë Blinken

Read Next

Burgoset gazetarja e njohur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular