Pas vrasjes së 19-vjeçarit nga i riu shqiptar, policia greke bastis zyrat e PAOK-ut

Jepi Share

Pas vrasjes së 19-vjeçarit, një operacion i madh policor po zhvillohet në zyrat e skuadrës greke të PAOK-ut në Selanik me qëllim gjetjen e personave të përfshirë në ngjarje. Deri më tani i arrestuar është një shqiptar ndërsa bashkëpunëtorët  e tij, janë në kërkim. Forcat e policisë janë nisur drejt rrugëve Papafi dhe Orestou, ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur edhe në zonën e Evosmos.

Brenda selisë së PAOK-ut, forcat e policisë mblodhën të paktën pesë thasë të mëdha plehrash me gjetje, që do të merren për shqyrtim. Në të njëjtën kohë, Policia ka bastisur zyrat e PAOK-ut që ndodhet në stadiumin e Toumbës. Sipas informacioneve të transmetuara nga mediat greke forca të shumta policie kanë rrethuar stadiumin e Toumbës, ndërsa në të njëjtën kohë edhe PAOK, ku janë gjetur sende metalike dhe mjete të ndryshme personale.

Ndërkohë që pak metra larg vendit të krimit është gjetur një hanxhar, që do të kontrollohet për të përcaktuar nëse janë autorët e sulmit të përgjakshëm në Selanik, i cili solli vdekjen e 19-vjeçarit.

Arma vdekjeprurëse u gjet mëngjesin e sotëm, nga një gazetar dhe një pastruese rrugësh, në anë të rrugës, poshtë një makine të parkuar, në rrugën Nikolaou Plastira. Arma u gjet vetëm 15 metra larg shkallëve të pallatit ku mbeti i vrarë Alkis.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Gazetari i njohur: Meta e futi në burg Berishën, i erdhën pizhamet në qeli

Read Next

(VIDEO) I ishte refuzuar vazhdimisht leja e qëndrimit/Shqiptari bën veprimin që i la pa fjalë të gjithë, shndërrohet në heroin e ditës në Francë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular