Përdhunuan në grup 23 vjeçaren britanike/ Lihen në burg tre shqiptarët, si e rrëmbyen në klubin e natës dhe e detyruan të pinte kokainë

Jepi Share

Tre shqiptarë të cilët rrëmbyen një vajzë 23 vjeçare duke e detyruar të marrë kokainë dhe më pas duke e përdhunuar në grup janë shpallur fajtorë nga gjykata britanike.

Ngjarja ndodhi në Bedford në shtator të vitit të kaluar kur 23 vjeçarja angleze u njoh në një klub nate me 31 vjeçarin shqiptar Genti Hyka.

Kur vajza u nda nga miqtë e saj atë natë, ai u vu pas duke e rrëmbyer dhe duke e futur në makinën e tij. Ai e çoi vajzën në një garazh ku ajo u përpoq të kërkonte ndihmë por më kot. Më pas ai e mori në një shtëpi ku e prisnin dy bashkëpunëtorët e tij, shkruajnë mediat angleze. 

Në shtëpinë e tij në Kempston, të tre shqiptarët e detyruan 23 vjeçaren britanike të merrte kokainë para se të përdhunohej prej Genti Hykës dhe shokëe e tij, Ibrahim Bezati dhe Vullnet Haka.

Pas një gjyqi që zgjati për gati tre javë në Luton Croën Court, Hyka, Bezati dhe Haka u shpallën fajtorë për rrëmbim, mbajtje me forcë dhe katër akuza për përdhunim.

23 vjeçarja britanike arriti t’u shpëtonte tre shqiptarëve duke kontaktuar policinë dhe familjen e saj.

Ky ishte një rast i tmerrshëm ku viktima ishte në shënjestër nga këta persona, të cilët e çuan atë në një ambient ku u mbajt kundër vullnetit të saj dhe u përdhunua në mënyrë të përsëritur. Viktima tregoi guxim të jashtëzakonshëm duke u përballur me agresorët e saj në gjykatë, edhe pse ata guxuan t’i mohonin akuzat. Dëshmia e saj ishte vendimtare për të siguruar provat që këta tre persona të përfundojnë pas hekurave për një kohë të gjatë”, u shpreh Det Con Hannah Latton, nga ekipi i policisë së Bedfordshire për rastet e përdhunimeve dhe abuzimeve të rënda seksuale.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Shqiptari u akuzua për përdhunimin e 17-vjeçares greke/ Ekspertiza mjeko-ligjore nxjerr blof akuzat e vajzës: Gjithçka ka ndodhur me…

Read Next

Përplasje të forta në Kuvend/ Spiropali kapet keq me Berishën: Ishe ti që mbolli drogën në Lazarat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular