“Përplasja e fundit, film i parë”, Mentor Kikia nxjerr në shesh prapaskenat: Ja çfarë ka ndodhur mes Ramës dhe Top Channel

Jepi Share

Kryeministri Rama ka vijuar edhe sot sulmin ndaj mediave duke thënë se po fabrikojnë  gënjeshtra për punën e qeverisë, pa sqaruar akuzat dhe se cilat janë mediat që i kanë kërkuar favore të paligjshme. Për gazetarin Mentor Kikia, ky është një “film i parë”. Në studion e lajmeve të MCN TV, ai kujtoi konfrontimin e qeverisë “Berisha” dikur me të njëjtin televizion të cilit Rama i referohet sot. Kikia tha se kjo është një përpjekje e Ramës për ta bërë median të ulë tonet.  

“Film i parë dhe dëshmi e një marrëdhënieje aspak serioze dhe politike e politikanëve tanë me median. Gjithmonë dhe veçanërisht ata që kanë qenë në qeveri, median e kanë parë si pjesë e strukturës së tyre propagandistike. Top Channel ka qenë një media që më parë është konfrontuar me qeverinë “Berisha”, sepse ishte media opozitare. Në këtë rast përtej arsyeve që mund të ketë zoti Rama, gjuha e përdorur është e rëndë. Nëse TV apo çdo media është duke thënë një gënjeshtër apo shpifje, ligji për mediat këtë e dënon. Kjo media mund të paditet. Nëse qeveria është shantazhuar nga kjo media, kryeministri duhet ta denoncojë.

Është e papranueshme gjuha me të cilën kryeministri flet ndaj një medie. Media duhet gjykuar jo për çfarë bën në prapaskenë. Nëse e ka shantazhuar kryeministrin dhe ai ia ka plotësuar kërkesat, kjo është përgjegjësi e kryeministrit.

Nëse shantazhohet, ai shantazhohet si kryeministër. Nëse kemi një media kombëtare që shantazhon qeverinë, atëherë meriton të ndëshkohet. Historikisht politika jonë ka vepruar me sinjale. Po të kthesh kokën pas, edhe me debate në Parlament, shantazhonin njëri-tjetrin pa emra, në mënyrë që secili të mblidhte këmbët e veta. Edhe kjo mund të jetë një përpjekje e Ramës që media të ulë tonet ndaj tij”, tha Kikia.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Çështja ku akuzohet Meta dhe Berisha/ SPAK i rikthehet dosjes së ÇEZ! Merret në pyetje kreu i ERE-s

Read Next

Bankers kap shtetin/ Qeveria fsheh vendimin e GJL për vjeljen e gjobës 100 mln euro, si i ndajnë mes njëri-tjetrit paratë e shqiptarëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular