Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit

Jepi Share

Sulmohet faqja zyrtare e Federatës Shqiptare e Futbollit ditën e sotme pas përplasjeve me kryabashkiaun Erion Veliaj.

Lajmi është bërë me dije nga FSHF që shkruan se faqja është sulmuar në mënyrë agresive nga hakerat dhe mbyllur sot pas publikimit të fakteve tronditëse për ndërhyrjen flagrante të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Aty shtohet se FSHF dënon këtë sulm skandaloz të politikës dhe i bën thirrje që të tërhiqen sa më parë pasi kjo taktikë mund të ketë pasoja të rënda për cilindo të përfshirë në këtë akt të turpshëm.

FSHF: Në një ngjarje të paprecedentë uebi i qeverisë së futbollit është sulmuar në mënyrë agresive nga hakerat dhe mbyllur sot pas publikimit të fakteve tronditëse për ndërhyrjen flagrante të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.

Në çastet që po flasim faqja vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të këtij sulmi të qartë me prapavijë politike. FSHF dënon këtë sulm skandaloz të politikës dhe i bën thirrje që të tërhiqen sa më parë pasi kjo taktikë mund të ketë pasoja të rënda për cilindo të përfshirë në këtë akt të turpshëm. Pavarësisht këtij sulmi, komuniteti i futbollit shqiptar do të vazhdojë të denoncojë të gjitha ndërhyrjet, sulmet dhe presionet e politikës dhe nuk do të tërhiqet përballë shantazheve dhe kërcënimeve të pushtetit. Ky akt është i turpshëm dhe do të marrë përgjigjen që meriton!

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Besnik Mustafaj i shqetësuar: Ky është një lajm i keq nga Rama në lidhje me presidentin

Read Next

Besnik Mustafaj bën reagimin që nuk pritej, paralajmëron zhvillimin e bujshëm mes Bashës dhe Berishës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular