Diplomat i lartë rus Sergei Ryabkov paralajmëroi se Moska tani e tutje do të konsiderojë dërgesat e armëve në Ukrainë si “objektiva legjitime”. Komentet e zëvendësministrit të Jashtëm Ryabkov, janë transmetuara nga Sky News dhe Bazfid. Këto komente të zëvendësministrit të Jashtëm Rus pritet të shkaktojnë frikë për një përshkallëzimi të mundshëm të konfliktit në Ukrainë. Ryabkov tha se Rusia e ka shprehur qartë qëndrimin e saj ndaj Shteteve të Bashkuara, transmeton “Guardian”. Ai tha se Rusia “paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se dërgimi i armëve nga shumë vende që ajo orkestron nuk është vetëm një veprim i rrezikshëm, është një veprim që i bën ato kolona objektiva legjitime”.
Nuk ka konsultime në Ukrainë, asnjë proces negocimi me Shtetet e Bashkuara. Ne kemi paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se pompimi i orkestruar i armëve nga një numër vendesh nuk është vetëm një veprim i rrezikshëm, është një veprim që i kthen autokolonat e duhura në objektiva legjitime. Ne kemi paralajmëruar për pasojat e transferimit të pamatur të armëve në Ukrainë, si sistemet e transmetimit të mbrojtjes ajrore, sistemet raketore antitank e kështu me radhë – tha Ryabkov, transmeton agjencia Interfax.
Duke iu referuar sanksioneve amerikane kundër Moskës, ai tha se ato ishin “një përpjekje e paprecedentë për t’i dhënë një goditje të rëndë sektorëve të ndryshëm të ekonomisë ruse”.
Por ai këmbënguli se Rusia nuk ka ndërmend të dëbojë mediat dhe kompanitë perëndimore, duke shtuar: “Ne nuk do ta përshkallëzojmë situatën“.